Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes këngëtarja Julee Cruise

NULL NULL
10.06.2022 15:05

Këngëtarja Julee Cruise, e cila ishte bashkëpunëtore e shpeshtë e regjisorit David Lynch, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

Bashkëshorti i saj, Edward Grinnan, e ka bërë të ditur lajmin në llogarinë e tij në Facebook.

“Ajo e la këtë botë me kushtet e saj. Pa pendesa. Ajo është në paqe. E lëshova këngën e saj ‘Roam’ teksa ajo po ikte. Tani ajo do të endet përgjithmonë. Pusho në paqe, dashuria ime”, ka shkruar Grinnan në Facebook.

Cruise njihet kryesisht për këngën e saj, “Falling”, të kompozuar nga Angelo Badalamenti, e që ishte përdorur si këngë tematike në kult-serinë, “Twin Peaks”.

lajme të ngjashme