Vdes kardiologu i QKUK-së Sami Gjoka NULL NULL 31.03.2020 12:38 31.03.2020 12:38 Ka ndërruar jetë kardiologu invaziv i QKUK-së, Dr. Sami Gjoka. I ndjeri ishte në gjendje të rëndë nga dita e djeshme pas disa komplikimeve shëndetësore në zemër, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të Klinikës së Anestezionit, nuk ka arritur t’i bëjë ballë gjendjes së rënduar, përcjellë Klan Kosova. Për ndarjen nga jeta të kardiologut invaziv drenicas njoftuan Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.