Vdes kamermani i njohur kosovar, Fatmir Bajrami NULL NULL 03.01.2025 18:52 03.01.2025 18:52 Kamermani Fatmir Bajrami Ka vdekur në moshën 75-vjeçare ish-kameramani i RTP-së, kameramani i luftës në Kosovë dhe kameramani i RTK-së deri në pensionim, Fatmir Bajrami. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur RTK-ja. Fatmir Bajrami lindi më 25 korrik 1949 në Prishtinë, derisa studimet për kamerë filmike i kreu në Paris. Më 1975 pas përfundimit të studimeve ka filluar punën në RTP, deri në vendosjen e masave të okupimit, për të vazhduar si punëtor i RTK-së me themelimin e tij e deri në pensionim në vitin 2014. Ka qenë ndër xhiruesit e parë filmik në Kosovë, me disa projekte të realizuara duke përfshire: “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, “Buka e Hidhur”, “Burgu i Mërgimit”. Gjatë viteve të 90’ta ka qenë aktivisht i përfshirë në realizimin e projekteve të ndryshme muzikore dhe artistike si dhe të aktiviteteve politike. Gjatë kohës së luftës ka punuar vullnetarisht, por edhe si korrespodent me ekipin e televizionit “France 2” dhe përmes kamerës së tij ka sjellë pamje nga fronti i luftës dhe kampet e refugjateve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.