Vdes Janice Freeman, ishte pjesë e The Voice, favorite e Miley Cyrus NULL NULL 04.03.2019 14:30 04.03.2019 14:30 Janice Freeman, pjesëmarrëse e sezonit të 13-të në “The Voice”, ka vdekur në Pasadena, Kaliforni, transmeton Klan Kosova. Freeman 33-vjeçare kishte vuajtur nga problemet shëndetësore në të kaluarën, duke përfshirë lupusin, meningjitin dhe kancerin në qafën e mitrës, të cilën e kishte mundur. Sipas TMZ, Freeman filloi të përjetojë vështirësi në frymëmarrje derisa ishte në shtëpi të shtunën me bashkëshortin e saj Dion. Ajo u dërgua në spital por vdiq më vonë atë ditë. Freeman ishte një nga favoritët e Milcey Cyrus dhe ishte në ekipin e saj. Të dyja kishin marrëdhënie të mira bashkë edhe pas përfundimit të “The Voice”. Miley i pagoi qiranë Janices në vitin 2017 për gjashtë muaj pasi e ndjera kishte vështirësi financiare.