Vdes Jakup Kuqi, njëri prej figurave më të respektuara të futbollit kosovar NULL NULL 29.09.2025 18:07 29.09.2025 18:07 Jakup Kuqi Ka vdekur në moshën 79-vjeçar, pjesëtari i gjeneratës së artë të “Vëllaznimit” dhe një ndër figurat e respektuara të futbollit kosovar, Jakup Kuqi. Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe i gjithë komiteti ekzekutiv i FFK-së, transmeton Klankosova.tv. Telegrami i ngushëllimit nga Agim Ademi për Jakup Kuqin: E nderuara Familje Kuqi, Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Jakup Kuqi, prandaj në emrin tim, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Jakup Kuqi, i lindur më 12 qershor 1946, ishte pjesë e gjeneratës së artë të Vëllaznimit dhe një ndër figurat e respektuara të futbollit kosovar. Si futbollist, ai la gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit gjakovar, duke qenë pjesë e Vëllaznimit, kur klubi u shpall kampion për herë të parë në histori në sezonin, 1967/1968. Ai gjithmonë do të kujtohet për talentin, përkushtimin dhe dashurinë e madhe ndaj kësaj loje të bukur. Në këto çaste të rënda dhimbjeje, jemi pranë jush për të përballuar këtë humbje të madhe, e cila nuk është vetëm e familjes suaj, por edhe e gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë. Emri dhe kontributi i Jakup Kuqit do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së KF Vëllaznimit dhe futbollit kosovar. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!