Vdes ish-zonja e parë e Masaçusets, Kitty Dukakis NULL NULL 22.03.2025 16:20 22.03.2025 16:20 Katherine "Kitty" Dukakis Katherine “Kitty” Dukakis, gruaja e ish-guvernatorit të Masaçusets dhe kandidatit të Partisë Demokratike për president, Michael Dukakis në vitin 1988, ka vdekur. Ajo ishte 88 vjeçe. Kitty Dukakis shërbeu si zonja e parë e Commonwealth gjatë tre mandateve jo të njëpasnjëshme të burrit të saj, nga viti 1975 në 1979 dhe përsëri nga 1983 në 1991, shkruan Boston Herald, transmeton Klankosova.tv. Guvernatori i Massachusetts, Maura Healey tha se është “e pikëlluar kur dëgjoi për vdekjen e Kitty Dukakis, e cila ishte një forcë për të mirën në jetën publike dhe në prapaskenë.