Vdes inxhinieri Jahja Idrizi, Komuna e Ferizajt shpreh ngushëllime NULL NULL 19.03.2025 22:19 19.03.2025 22:19 Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se ka vdekur Jahja Idrizi, inxhinier nga plejada e parë, ish- drejtor i Fabrikës se Tubave, profesor në Fakultetin Teknik në Prishtinë, si dhe një nga themeluesit e shkollës së lartë teknike në Ferizaj. Në një postim në Facebook, kjo komunë bënë të ditur se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Idrizi, miqve, kolegëve e të njohurve të të ndjerit. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit të respektuar të Fakultetit Teknik, ish drejtorit të Fabrikës së Tubave, një nga themeluesit e Shkollës së Lartë Teknike në Ferizaj, inxhinierit nga plejada e parë, ferizajasit të shquar, Jahja Idrizi. Vepra e kontributi i tij për arsimin, e gjithë shoqërinë do të mbeten të skalitura në mbamendjen e gjithë shoqërisë. Ngushëllime të sinqerta familjes Idrizi, miqve, kolegëve e të njohurve të të ndjerit”, mbyllet telegrami i ngushëllimit *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë