E dhimbshme: Vdes në rrethana të paqarta i riu nga Lipjani NULL NULL 07.07.2025 10:30 07.07.2025 10:30 Foto nga Komuna e Lipjanit I riu Agon Zejnullahu ka humbur jetën në Lipjan, në orët e para të së hënës. Rrethanat e vdekjes së të riut ende mbeten të paqarta, sakaq Klankosova.tv i është drejtuar Policisë për detaje lidhur me rastin, por që ende nuk ka marrë asnjë informacion. Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti, transmeton Klankosova.tv. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të më të dashurit tuaj Agon Zejnullahut, Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen tuaj, por edhe gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit. Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin Agonin. Zoti e mëshiroftë!”, ka shkruar Ahmeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritje prej mbi 118%, Muharrremi tregon çka dhe sa u importua nga Serbia për gjashtë muaj 2 orë më parë
Kosova “Serbia po ndjek interesat e Putinit”, diskutohet kërcënimi i Kuvendit të Kosovës (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 4 orë më parë