Vdes humoristi njohur, Fadil Gashi NULL NULL 22.05.2026 23:03 22.05.2026 23:03 Aktori Fadil Gashi Ka vdekur humoristi i njohur shqiptar Fadil Gashi, duke lënë pas pikëllim të madh te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur dhimbjen për humbjen e më të dashurit të tyre, transmeton Klankosova.tv. Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është rikthimi. Të dashur miq, sot na la vëllau ynë Fadil Gashi. Për detajet e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjes. Fadil Gashi ishte i njohur për humorin dhe kontributin e tij në skenën artistike shqiptare, duke fituar simpatinë e publikut ndër vite.