Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes Harry Brant

NULL NULL
19.01.2021 08:23

Harry Brant fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare.

Familja e tij tha për New York Times së ai vdiq nga një mbidozë aksidentale e ilaçeve me recetë pas një lufte shumëvjeçare me varësinë.

“Ne do të jemi gjithmonë të mërzitur që jeta e tij u ndërpre nga kjo”, tha familja e tij në një deklaratë.

“Ai arriti shumë në 24 vitet e tij, por ne nuk do të kemi mundësi ta shohim më kurrë. Ai ishte djali ynë i vetëm”, vazhdoi deklarata.

“Ai ishte gjithashtu vëlla i mrekullueshëm, nip i dashur dhe mik i mirë. Ai ishte një shpirt krijues, i dashur dhe i fuqishëm që solli dritë në zemrat e shumë njerëzve”.

Harry ishte djali i modeles Stephanie Seymour dhe miliarderit Peter Brant. Ai është parë shpesh duke u shoqëruar me shumë yje të mëdhenj gjatë gjithë viteve.

lajme të ngjashme