Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes Fred Parris i bendit The Five Satins

NULL NULL
17.01.2022 16:33

Vokalisti i bendit The Five Satins, Fred Parris, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Sipas faqes zyrtare të bendit në Facebook, Parris ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të shkurtër.

“Familja e Five Satins-ave është e dërrmuar nga kjo humbje, por duke e çmuar së tepërmi muzikën e Fredit me mijëra fansa e miq”, thotë një pjesë e njoftimit.

Parrisi e kishte shkruar dhe kënduar hitin më të madh të bendit, “”In The Still Of The Night”, që më pas u huazua edhe nga Boys II Men dhe The Beach Boys.

Klasiku i zhanrit doo-wop ka qenë po ashtu pjesë e filmave “Dirty Dancing”, “The Buddy Holly Story” dhe “The Irishman”.

lajme të ngjashme