Vdes Dustin Diamond veç tri javë pas diagnostifikimit me kancer NULL NULL 01.02.2021 20:20 01.02.2021 20:20 SAVED BY THE BELL -- Season 3 --Pictured: Dustin Diamond as Screech Powers -- Photo by: Chris Haston/NBCU Photo Bank Aktori amerikan, Dustin Diamond, ka vdekur vetëm tri javë pasi është diagnostifikuar me kancer. Diamond njihej kryesisht për rolin e tij në serinë e famshme komike, “Saved by the Bell” mes viteve 1988 – 2000. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur agjenti i vet, Roger Paul, për Rolling Stone. “Ai u diagnostifikua me këtë formë brutale dhe të pamëshirshme të kancerit të keq vetëm tri jave më parë” ka thënë Paul në një njoftim. “Për kaq kohë kishte arritur të shpërndahej shpejt në sistemin e tij; mëshira e vetme që e kishte ishte që ekzekutoi mprehtë dhe shpejt. Dustin-i nuk vuajti. Atij nuk iu desh që të shtrihet i mbuluar nga dhimbja. Dhe për këtë jemi mirënjohës”.