Vdes Cormac Roth, djali 25-vjeçar i Tim Rothit NULL NULL 31.10.2022 17:35 31.10.2022 17:35 Djali i aktorit Tim Roth, Cormac Roth, ka vdekur në moshën 25-vjeçare. Kitaristi ishte diagnostifikuar me kancer në nëntorin e vitit të kaluar, ndërkaq nga jeta ishte ndarë në mes të këtij muaji, më 16 tetor. “Ai ishte një rruzull elektrik energjie dhe shpirti i tij ishte i mbushur me dritë dhe mirësi”, thuhet në komunikatën e familjes së tij. “E duam. Do ta mbajmë me vete kudo që shkojmë,” përfundon njoftimi i familjes së tij. Kishte qenë vetë Roth ai që kishte njoftuar për diagnozën e tij në Instagram.