Vdes Cena, profesori unik i UÇK-së (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 13.01.2023 20:30 nga Qendresa Tershana 13.01.2023 20:30 Të premten, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec, është varrosur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena. Ceremonia e varrimit u bë me nderime të larta ushtarake, teksa në të morën pjesë qindra persona, njofton Klankosova.tv. Nga gjithë pjesëmarrësit, u vlerësua lartë lufta e pikërisht për këtë, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e përmendi epitetin që ky ja dha të njërit sa ishte gjallë ‘enciklopedi në lëvizje’. Të shtunën e 14 janarit, bëhet katër vjet prej ditës kur Cena kishte dëshmuar si në organet e Gjykatës Speciale, si ish-drejtorit i Drejtorisë Publike Civile të Zonës Operative të Pashtrikut Speciale.