Vdes astronauti James Lovell, udhëhoqi misionin në Hënë të “Apollo 13” NULL NULL 08.08.2025 22:18 08.08.2025 22:18 Astronauti Jim Lovell, i cili udhëhoqi misionin Apollo 13 në mënyrë të sigurt për t’u kthyer në Tokë në vitin 1970, ka vdekur në moshën 97 vjeçare. Nasa tha se ai “e shndërroi një tragjedi të mundshme në një sukses” pasi një përpjekje për të ulur në Hënë u ndërpre për shkak të një shpërthimi në bordin e anijes kozmike ndërsa ajo me kilometra larg Tokës. Dhjetëra milionë njerëz ndoqën në televizion Lovell dhe dy astronautë të tjerë që u kthyen në Oqeanin Paqësor, një moment që është bërë një nga më ikonikët në historinë e udhëtimit hapësinor, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Lovell, i cili ishte gjithashtu pjesë e misionit Apollo 8, ishte njeriu i parë që shkoi në Hënë dy herë. Drejtori në detyrë i NASA-s, Sean Duffy, tha se ai kishte ndihmuar programin hapësinor amerikan të “hapte një rrugë historike”. Në një deklaratë, familja e Lovell tha: “Do të na mungojë optimizmi i tij i palëkundur, sensi i tij i humorit dhe mënyra se si na bëri secilin prej nesh të ndihej se mund të bënim të pamundurën. Ai ishte vërtet unik”.