Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes arkitekti i piramidës së Luvrit

NULL NULL
17.05.2019 08:40

I M Pei, arkitekti i shumë ndërtesave duke përfshirë piramidën e qelqit jashtë Luvrit në Paris, ka vdekur në moshën 102 vjeçare.

Familjarë, miq e të njohur do e kujtojnë atë gjithmonë te shumë struktura ikonike në mbarë botën që mbajnë firmën e tij.

Projektimet e Pei-it janë të njohura për gjeometrinë e precize, sipërfaqet e rrafshëta dhe drita të natyrshme.

Ai vazhdoi të punonte madje edhe në pleqëri, duke e krijuar njërën nga kryeveprat e tij më të famshme – Muzeun e Artit Islamik në Doha të Katarit – në të 80-tat e tij.

Ai kishte lindur në Guangzhou të Kinës më 1917, dhe ishte shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 18 vjeçare për të studiuar në Pennsilvanya, Massachusetts si dhe Harvard.

Pei gjithashtu kishte punuar si shkencëtar hulumtues në qeverinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq më pas kishte vazhduar së punuari si arkitekt, duke themeluar firmën e tij më 1955.

lajme të ngjashme