Vdes aktorja Tanya Roberts NULL NULL 04.01.2021 14:11 04.01.2021 14:11 Aktorja Tanya Roberts, ka vdekur dje në moshën 65 vjec. Sipas përfaqësuesve të saj, ajo ka vdekur në spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles, ku ishte shtruar pasi kishte kolapsuar teksa po kthehej në shtëpi. Roberts, e cila fillimisht ishte paraqitur në disa filma të zhanrit fantazi, famë globale kishte marrë në filmin e James Bond-it, “A View to a Kill” më 1985, ku kishte luajtur përkrah Roger Moore-t. Ajo më pas njihej edhe me rolin e saj si Midge Pinciotti në serinë e famshme komike, “That ‘70s Show”