Vdes aktorja e dashur për publikun Shelly Morrison NULL NULL 03.12.2019 08:00 03.12.2019 08:00 Aktorja Shelley Morrison, e njohur më shumë për interpretimin e shërbëtores Rosario në komedinë televizive Will and Grace, ka vdekur në moshën 83 vjeçare. Morrison luajti në rolin e Rosario Salazar në 68 episode të këtij seriali nga viti 1999 deri 2006. Personazhi, një emigrante e paligjshme nga El Salvador, dishte paraparë të shfaqej vetëm një herë, por u dëshmua aq i popullarizuar me shikuesit që shtyu atë të bënte paraqitje të rregullta. Aktorja vdiq nga sulmi në zemër në një spital në Los Angeles të dielën, konfirmoi publicisti i saj Lori DeWaal. Lajmin për vdekjen e saj e pranuar rëndë aktorët e këtij seriali, Debra Messing, Megan Mullally, Sean Hayes. just got a bulletin on my phone that shelley morrison has passed. my heart is heavy. putting shelley, her beloved husband walter & their children in the light. thank you for your friendship & partnership, shell. you accomplished wonderful things in this world. you will be missed. pic.twitter.com/WeLGrWlRye — Megan Mullally (@MeganMullally) December 2, 2019