Vdes aktori Philip Baker Hall NULL NULL 13.06.2022 23:54 13.06.2022 23:54 Aktori amerikan Philip Baker Hall ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Hall njihet për rolet e tij prej karakteri qortues, të vrazhdë por karizmatik, nopran dhe i sertë. Ndër këto role ishte edhe ai në njërën prej episodeve të hit-serisë “Seinfeld”, ku e luante policin e një librarie. Njërën prej skenave, protagonisti i serisë, Jerry Seinfeld, e kishte quajtur si më qesharaken. Krijuesi i kësaj serie, Larry David, e kujtoi me dashamirësi Hallin, duke thënë që ai kurrë nuk i kishte luajtur ato skena për të nxjerrë të qeshurat, e që e kishin sjellë të qeshurën si efekt edhe më të madh.