Vdes aktori i mirënjohur Xhevdet Ferri (VIDEO) NULL NULL 16.01.2020 20:10 16.01.2020 20:10 Aktori i njohur i Shqipërisë, Xhevdet Ferri, sot ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova. Karrierën e tij e filloi kur ishte student, për publikun shqiptarë ai njihet më së shumti për rolet e tij në filmat “Përrallë nga e kaluara”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Hije që mbeten pas”, “Dasma e Sakos”, dhe shumë të tjerë. Ferri nga viti 1995 deri në 1999 ai ka mbajtur postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Rikthehet në këtë detyrë në vitin 2006. Në vitet 1999-2001, ai drejtoi Teatrin Kombëtar. Xhevdet Ferri, lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Pas vdekjes së tij reaguan liderët e Shqipërisë, presidenti i atjeshëm, Ilir Meta, tha se me hidhërim të thellë e ka marrë lajmin e vdekjes së aktorit. “Si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të shumtë, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë”, ka shkruar Meta. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetin social Facebook u shpreh “Lamtumirë Xhodë. S’kam fjalë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Fundi i sezonit 3 të Squid Game: Çfarë do të thotë paraqitja e papritur në Amerikë për të ardhmen e serialit? 2 days
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 3 days