Vdes Ahmet Qeriqi, njëri prej themeltarëve të Radio Kosova e Lirë NULL NULL 07.03.2025 09:16 07.03.2025 09:16 Ahmet Qeriqi Ka vdekur Ahmet Qeriqi, njëri prej themeluesve të Radio Kosova e Lirë. Për vdekjen e tij ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se Qeriqi ka kontribuuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion, transmeton Klankosova.tv. “Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Ahmet Qeriqit, një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë. Ai ka kontribuar shumë gjatë luftës dhe pas saj, duke udhëhequr me përkushtim këtë institucion të rëndësishëm”. “Përkushtimi i tij ndaj atdheut dhe popullit tonë do të kujtohet përjetësisht. Ngushëllime të sinqerta familjes Qeriqi dhe të gjithë atyre që e njohën. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, ka shkruar Haradinaj në facebook.