Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes 90 vjeçarja pasi u infektua njëkohësisht me dy variante të COVID-19

NULL NULL
11.07.2021 09:00

Shkencëtarët belg të dielën raportuan se një grua e moshuar kishte vdekur nga COVID-19 pasi ishte infektuar me variantet Alpha dhe Beta në të njëjtën kohë.

“Kjo është një nga rastet e para kur një dikush vdes pasi u infektua me dy variantet e COVID-19”, tha biologia Anne Vankeerberghen.

Gruaja 90-vjeçare vdiq në mars pasi u shtrua në një spital në qytetin belg të Aalst, ajo nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe doli pozitive kur u testua.

Sidoqoftë, ajo me shpejtësi pati simptoma të përkeqësimit të frymëmarrjes dhe vdiq pesë ditë më vonë shtoi, Anne Vankeerberghen, shkruan  Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Sipas saj është e vështirë të thuash nëse bashkë-infeksioni me dy variante luajti një rol në përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së pacientes.

lajme të ngjashme