Vdes 70-vjeçari në Shqipëri, ra nga lartësia e një objekti derisa po punonte NULL NULL 06.02.2025 15:56 06.02.2025 15:56 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri. Një burrë, 70 vjeçar ka vdekur në Ersekë. Mediat atje raportojnë se sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 14:30, në bllokun 4. Dyshohet se ai, aksidentalisht derisa po punonte në një objekt, u rrëzua nga skela. Lidhur me rastin organet e rendit i kanë nisur hetimet. Ata po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.