Vdes 25 vjeçari në Prizren, i ra një copë metali në kokë derisa po punonte NULL NULL 24.11.2024 16:16 24.11.2024 16:16 Një person ka gjetur vdekjen gjatë punës në Prizren. Sipas policisë, 25-vjeçari vdiq pasi një profilë metali ra nga lartësia dhe e ka goditur në kokë viktimën. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u rinovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një punëtor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, i njëjti e godet në kokë punëtorin A. G. 25-vjeçar nga fshati Vragoli, Fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjencës. Në vend ngjarje kanë dal hetuesit kujdestar të stacionit dhe Sektori Rajonal I Hetimeve, edhe inspektori i punës është informuar”, tha Bytyqi. Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin.