Vdes 23-vjeçarja nga Drenasi, familjarët fajësojnë vaksinën NULL NULL 16.09.2021 13:00 16.09.2021 13:00 23-vjeçarja, Zarife Imeri nga Drenasi raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK dy ditë pasi e kishte marr vaksinën Pfizer. Një familjar i saj, me anë të një postimi në Facebook pretendon se shkaku i vdekjes është pikërisht vaksinimi. “U detyrove të vaksinohesh që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi vdekjen. MOS NA #DETYRONI MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë😪😪😪😪😪”, shkroi ai. Ndërkaq Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, për Klan Kosova ka deklaruar se e ndjera ishte vaksinuar me procedurë të rregullt me datë 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, dhe se nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit”. Sipas këtij familjari, i cili është djali i saj i dajës, e ndjera ka pasur një intervenim kirurgjik para gjashtë vjetësh në mëlqi, dhe se para tre ditësh pasi u vaksinua, është ndjerë e lodhur dhe ka pasur marramendje. Për këtë shkak familjarët e kanë dërguar në emergjencën e QKUK-së, ku dje edhe ndërroi jetë. Në certifikatën e vdekjes së lëshuar dje nga Klinika Emergjente e ShSKUK-së, përmendet se shkaku i vdekjes ka të bëjë me hemorragjinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 11 minuta më parë