Vdekja e tre shqiptarëve në Gjermani, detaje të reja nga avokati (VIDEO) NULL NULL 26.05.2025 14:25 26.05.2025 14:25 Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani, ku një minibus me nëntë persona është përmbysur. Klankosova.tv mësoi se viktimat dhe të lënduarit ishin duke u kthyer nga një aheng familjar. Avokati Ardian Shabani foli për këtë ngjarje në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Ai theksoi se hetimet janë duke vazhduar, dhe se ka rezultuar se ngasësi nuk ka qenë nën ndikimin e alkoholit apo lëndëve narkotike. Ndiqni më shumë detaje, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.