Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja e tre kosovarëve në Shqipëri, dy mjekë procedohen penalisht

NULL NULL
09.05.2021 00:26

Dy mjekë nga Durrësi janë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i Pakujdesshëm” lidhur me rastin e vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.

Shkak i helmimit të tre familjarëve nga Kosova dyshohet të jetë helmimi nga kërpudhat të cilat pasi i kanë mbledhur vetë i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qendrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( familjarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpudha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /Klan Kosova

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.