Vdekja e qytetares nga Covid-19, Gjini ngushëllon familjen NULL NULL 21/04/2020 21/04/2020 Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka ngushëlluar familjen e gruas shtatzënë nga ky qytet që ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkqytetares sonë Valentina Pitaqi.Në këto momente të vështira për familjen, unë dhe të gjithë qytetarët e komunës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Pitaqi”. “Unë sot i jam drejtuar me një letër familjes Pitaqi, dhe e kam udhëzuar Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale që ti gjendet afër familjes me gjithqka që kanë nevoj dhe me të gjitha mundësitë që i ka komuna”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Kosova Detaje rreth shembjes te Kërrshi i Dudës në rrugën Mitrovicë-Leposaviq (FOTO) 10 minuta më parë
Kosova Lushaku - Sadriu, Muratit: Ministria e Financave ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale 12 minuta më parë