Vdekja e Qosjes: Mbajtën zi të gjithë, por jo Kuvendi (VIDEO) NULL NULL 24.04.2026 20:31 24.04.2026 20:31 Qytetarët e Dragashit nuk e ndoqën koncertin nga ansambli tradicional këtë të premte, pasi 24 prilli u shpall ditë zie. Këtë vendim e mori Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu të enjten në nderim të jetës së akademikut Rexhep Qosja, i cili vdiq një ditë më parë në moshën 89-vjeçare, raporton Klan Kosova. Megjithatë, dy seancat e Kuvendit që u caktuan, nuk u anuluan. Ndonëse rregullorja e lejon këtë, e udhës moralisht po thuhet se do të ishte shtyrja e tyre. Megjithatë, nga partia në pushtet po këmbëngulin se nderë të vdekurve nuk u bëhet me pushim, e veçanërisht Qosjes. Në ditë të tilla, në vend flamujt shtetërorë ulen në gjysmështizë. Ndiqeni të plotë kronikën: