Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdekja e punëtorit në Veternik, Prokuroria nis hetimet: Po bëhet shqyrtimi i plotë i rrethanave të kësaj ngjarje tragjike

NULL NULL
06.04.2025 11:53

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Veternik të Prishtinës.

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Lidhur me rastin, një person është i arrestuar.

Derisa, Prokuroria Themelore e Prishtinës, deklaroi se tashmë kanë nisur hetimet.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës ka nisur hetim mbi vdekjen, bazuar në nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me kujdes të shtuar po shqyrtojnë aspektet e rastit për shqyrtimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, thanë nga kjo Prokurori për Klankosova.tv

Viktima në këtë ngjarje tragjike është Fatlum Haradini, 40 vjeçar.

Vdekja e punëtorit në Veternik, arrestohet një person

lajme të ngjashme