Vdekja e Nisret Hajrullahut, ShSKUK: Humbëm një mjek, njeri të zellshëm dhe punëtor NULL NULL 23.06.2021 08:29 23.06.2021 08:29 Mbrëmjen e së martës ka vdekur ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i kanë shprehur ngushëllime familjes, kolegëve dhe stafit për vdekjen e tij, transmeton Klankosova.tv. “ShSKUK me rastin e vdekjes së ish-drejtorit të Spitalit të përgjithsëm në Gjilan, dr. Nisret Hajrullahu, i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe stafit të spitalit.Humbëm një mjek, njeri të zellshëm e punëtor, që kontribuoi për zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Gjilanit”, thuhet në postimin e këtij shërbimi. ShSKUK shprehet më tej se kujtimi për punën e tij do të mbetet çdoherë në mendjet tona.