Vdekja e Margarita Xhepës, reagon Edi Rama: Lamtumirë yll NULL NULL 03.04.2025 12:55 03.04.2025 12:55 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së ikonës shqiptare të filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa. Ai ka ndarë fotografi të tashmë të ndjerës në llogaritë e tij zyrtare, duke shkruar: “LAMTUMIRË YLL”. Margarita Xhepa vdiq në moshën 93 vjeçare. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër.