Vdekja e 29 vjeçarit, shpërbëhet njësi policor “Scorpion” NULL NULL 29.01.2023 10:27 29.01.2023 10:27 Departamenti i Policisë së Memfisit ka shpërbërë njësinë speciale të quajtur “Scorpion”, oficerët e së cilës akuzohen për vrasjen e Tyre Nichols. Scorpion do të thotë “Operacioni i krimeve të rrugës për të rivendosur paqen në lagjet tona”. Njësia përbëhet prej 50 personash me mision uljen e niveleve të krimit në zona të veçanta. Por tani ajo është duke u shfuqizuar pasi oficerët e saj u panë duke rrahur Nicholsin, 29 vjeçar në videot e 7 janarit. Në një deklaratë, departamenti tha se “është në interesin më të mirë të të gjithëve që të çaktivizohet përgjithmonë” njësia, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Ndërsa veprimet e urryera të disave hedhin një re çnderimi mbi titullin Scorpion, është e domosdoshme që ne, Departamenti i Policisë së Memphisit, të ndërmarrim hapa proaktivë në procesin e shërimit për të gjithë të prekurit”, theksohet më tej në deklaratë. Familja e Nichols e mirëpriti vendimin në një deklaratë nga avokatët e tyre, duke e quajtur atë “të përshtatshëm dhe proporcional me vdekjen tragjike të Tyre Nichols, dhe gjithashtu një vendim të denjë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Memfisit”, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025