Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, sonte do të ndizen qirinj para Teatrit NULL NULL 08.07.2025 14:13 08.07.2025 14:13 Sonte nga ora 20:30, para Teatrit Kombëtar organizohet aksion për ndezjen e qirinjve në nderim të Agon Zejnullahut. Ai vdiq në rrethana ende të paqarta në Lipjan . Pesë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një rreshter po hetohen për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit. Ata u suspenduan dhe u ndaluan për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Ekskluzive: Ndalohen pesë policë për ‘vrasjen nga pakujdesia’ të 27-vjeçarit në Lipjan Rasti ndodhi pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan, ku zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar pas pranimit të informacionit se i njëjti, dyshohej se nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë. A vdiq Agon Zejnullahu në duart e Policisë? Për vrasje nga pakujdesia parashihet dënim deri në 5 vjet burgim *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 2 minuta më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 2 orë më parë