Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga kolera në Somali

NULL NULL
08.04.2024 13:51

Të paktën 60 njerëz vdiqën nga kolera në Somali në tre muajt e fundit, bën të ditur UNICEF.

Nga rastet e raportuara 51 përqind e te prekurve janë femra, duke nënvizuar kështu cenueshmërinë e grave ndaj infeksionit të kolerës.

“Ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të kolerës në tre muajt e fundit, me gjithsej 4,956 raste të reja me 60 vdekje (1.2 përqind shkalla e vdekshmërisë)”, tha agjencia e OKB-së në përditësimin e saj të fundit të lëshuar në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Sipas OBSH-së, numri i rasteve të raportuara këtë vit është tre herë më i lartë se mesatarja e raportuar në të njëjtën periudhë gjatë tre viteve të fundit, transmeton klankosova.tv

UNICEF ndër të tjerash tha se vitin e kaluar u raportuan 18,300 raste me kolerë,  ku 62 për qind e rasteve ishin klasifikuar si të rënda, dhe rreth 50 për qind e të infektuareve ishin fëmijë të moshës nën pesë vjeç.

 

lajme të ngjashme