Vazhdon saga e Ronaldos, lihet jashtë ekipit për ndeshjen ndaj Atleticos NULL NULL 29.07.2022 19:43 29.07.2022 19:43 Cristiano Ronaldo nuk është thirrur nga Manchester United, për ndeshjen e së shtunës ndaj Atletico Madridit, Përveç kësaj, ka dyshime nëse ylli portugez do të luajë edhe në ndeshjen e së dielës kundër Rayo Vallecanos, transmeton Klankosova.tv. Edhe pse e ardhmja e Ronaldos te United mbetet në dyshim, transferimet e reja Christian Eriksen, Tyrell Malacia dhe Lisandro Martinez janë përfshirë në skuadër për udhëtimin në Oslo. 20 lojtarët e përzgjedhur nga Ten Hag: Portierë: David De Gea, Tom Heaton, Matej Kovar. Mbrojtës: Diogo Dalot, Victor Lindelöf, Harry Maguire, Tyrell Malacia, Lisandro Martínez, Alex Telles. Mesfushorët: Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Fred, James Garner, Scott McTominay, Facundo Pellistri, Donny van de Beek. Sulmuesit: Anthony Elanga, Anthony Martial, Marcus Rashford, Jadon Sancho.