Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon përpjekja për konstituim: Kuvendi hyn në seancën e 30-të

NULL NULL
11.06.2025 11:27
Deputetët e Kuvendit në seancën e 9 qershor, 2025. Foto: Kuvendi i Kosovës

Tentimi i 30-të për konstituim të Kuvendit ka mbledhur edhe këtë të mërkurë deputetët e zgjedhur në seancë.

Në 29 herët e fundit pati dështime të njëpasnjëshme. Fillimisht, ishin partitë e ish-opozitës që nuk u pajtuan me emrin e propozuar nga LVV për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e seancave të fundit po dështon për shkak të mos themelimit të komisionit për procedurat e votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Pro këtij komisioni janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa partitë tjera si PDK, LDK dhe AAK, nuk po marrin fare pjesë në votim.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, gëzon të drejtën për të propozuar emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit. Kështu, kjo parti ka propozuar Haxhiun për të drejtuar këtë institucion.

Partitë që deri në mandatin e kaluar ishin në opozitë, nuk po pajtohen me këtë emër, dhe kështu vendi nuk po arrin të konstituojë institucionin legjislativ që nga 15 prilli, kur edhe u mbajt seanca e parë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.