Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës NULL NULL 09.07.2025 12:00 09.07.2025 12:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht, transmeton Klankosova.tv :Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi”, bën të ditur KQZ, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 4 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 4 orë më parë