Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon operacioni i kërkimit për 85 vjeçarin, Nebi Tejeci

NULL NULL
24.06.2025 20:02

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, ka bërë të ditur se është duke vazhduar operacioni i kërkimit në fshatin Gorozhup të Prizrenit, për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci.

Në njoftim thuhet, se ekipet tona të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë të angazhuara intensivisht në terren për të lokalizuar personin e zhdukur.

“Ftojmë qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në këtë drejtim, të kontaktojnë autoritetet përkatëse sa më parë, në nr. të telefonit 112 apo në 045/112-102”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

ShKKSh thekson tutje se kërkimet do të vazhdojnë derisa të kemi rezultate.

“Falënderojmë të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin!”.

Pezullohen kërkimet për 85-vjeçarin e zhdukur në Gorozhup të Prizrenit

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.