Vazhdon mungesa e materialit për pasaporta, nga ministria nuk përgjigjen (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 05.01.2023 20:23 nga Qendresa Sinani 05.01.2023 20:23 Viti i ri erdhi, por problemet mbetën të vjetra. E tillë është edhe mungesa e materialeve për pasaporta, që i la qytetarët të presin me muaj të tërë, gjatë 2022-ës. Ndonëse në dhjetor u nënshkrua kontrata e re 4 milionë euroshe për furnizim me kësi dokumente, pajisja me to nuk filloi ende, njofton Klan Kosova. Kjo po u shkakton telashe qytetarëve që mund ta kenë për ngut marrjen e këtij dokumenti identifikues. Dikush tha se më së shumti problem po u shkaktohet mërgimtarëve, derisa të tjerët janë të nervozuar për mungesë informacionesh për procesin. Ndonëse televizioni dërgoi pyetje në lidhje me këtë çështje në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nga ky dikaster nuk kthyen përgjigje për dy ditë. Gjithsesi Klan Kosova merr vesh nga burime brenda MPB-së se në fund të janarit vijnë furnizimet nga 30 përqind i borxhit nga kompania e vjetër kontraktuese, derisa kontrata e re e nënshkruar në fund të dhjetorit fillon zbatimin në muajin shkurt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 6 orë më parë