Vazhdon largimi i pajisjeve nga QMF-ja në Softaj të Ferizajt (VIDEO) NULL NULL 25.06.2025 08:56 25.06.2025 08:56 Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Softaj të Ferizajt, për të cilën Klankosova.tv, ka raportuar edhe më herët, po përballet me probleme serioze që rrezikojnë funksionimin e saj të plotë. Siç raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, disa pajisje mjekësore janë larguar tashmë nga kjo qendër, ndërsa së fundmi është marrë vendim që të tërhiqen edhe disa aparatura të tjera thelbësore. Si pasojë, ekziston rreziku që kjo qendër të mbetet plotësisht jashtë funksionit. Kryetari i fshatit poashtu apeloi për gjendjen. “Po shkon drejt mbylljes së plotë. Si banorë jemi shumë të shqetësuar dhe do të ankohemi në instancat më të larta për këtë çështje”, deklaroi ai. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 14 orë më parë