Vazhdon kërkimi për të mbijetuar pas rrëshqitjeve të dheut në Kinë NULL NULL 16/11/2015 16/11/2015 Më shumë se 2 mijë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar pas rrëshqitjes së dheut në lindje të Kinës që la të vdekur të paktën 25 njerëz. Shiu që ra për disa ditë me radhë shkaktoi një përrua me baltë dhe shkëmbinjë, që gllabëroi shtëpi në fshatin Lidong të provincës Zhejiang. Rrëshqitja ndodhi pak para orës 23:00 në natën e premte dhe varrosi pothuajse 30 shtëpi. Pjesë të qytetit mbetën të përmbytura, duke penguar kështu edhe përpjekjet e shpëtimit. Raportet thonë se 12 persona janë ende të humbur. Ndërkaq, zyrtarët lokalë kanë bërë me dije se një person ka shpëtuar deri më tani dhe është në gjendje të qëndrueshme, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Lajme New York Times: Vuçiqi është ngopur duke u quajtur "Putini i vogël" nga Emanuell SYLA 8 minuta më parë
Kosova Clewlow: Nëse ka ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë, përfshihet edhe KFOR-i (VIDEO) nga Emanuell SYLA 12 minuta më parë