Vazhdon aksioni policor në Kumanovë NULL NULL 09/05/2015 09/05/2015 Aksioni policor që ka filluar mengjesin e sotëm në Kumanovë po vazhdon. Nga të dhëna jo zyrtare mësohet se numri i të plagosurve ka mbërritur në 13. Po vazhdon aksioni policorë në Kumanovë, i filluar mëngjesin e sotëm. Nga të dhëna jo zyrtare mëson se numri i të plagosurve është në rritje, 13. Ministria e Punëve të Brendshme, deri në këto momente nuk ka ofruar asnjë informacion zyrtar për ngjarjen në Kumanovë. Në pyetjet e televizionit ALSAT për informacione mbi atë që po ndodh realisht në Kumanovë, numrin e të plagosurve apo viktimave të mundshme, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, thjesht u përgjigj se “aksioni është në vijim e sipër. Në momentin e parë që do të përfundojë, ne do të dalim me deklaratë zyrtare.”