Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdojnë takimet – Memli Krasniqi hyn në Presidencë

NULL NULL
02.07.2025 13:36

Pas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, radhën e ka kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi për takim me të parën e vendit, Vjosa Osmanin.

Ai tashmë ka arritur në Presidencë ku edhe do të zhvillohet takimi, njofton Klankosova.tv. Presidentja dhe i pari i PDK-së do të diskutojnë mbi ngërçin institucional, temë për të cilën paraprakisht Osmani foli me Kurtin.

Pas takimit, kryetari i VV-së, tha se duhet t’u jepet shansa edhe të tjerëve, për të parë progresin.

“Unë besoj që duhet t’i japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të shohim se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar që të gjithë”, u shpreh tutje Kurti.

Kurti pas takimit me Osmanin: T’iu jepet shansa edhe takimeve të tjera, të shohim cili është progresi

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.