Vazhdojnë problemet për Holandën, lëndohet edhe një tjetër futbollist NULL NULL 12.06.2024 15:19 12.06.2024 15:19 Kombëtarja e Holandës duket se nuk po rehatohet me lëndimet e futbollistëve. Në seancën e sotme stërvitore, “tulipanëve” iu lëndua edhe njëri nga lojtarët. Bëhet fjalë për sulmuesin e Ajaxit, Brian Brobbey, dhe u deshtë t’i ndërpriste ushtrimet. Kjo do të thotë edhe një kokëçarje për trajnerin, Ronald Koeman. Pasi sulmuesi i Ajaxit sivjet ka shfaqur një formë tejet të lartë, pasi në 30 ndeshje ai ka realizuar 18 gola dhe bërë 10 asistime. Nuk dihet nëse Brobbey do t’ia dal të rikuperohet nga ky lëndim. Më herët, Holandës iu lënduan edhe dy futbollistë të tjerë, Teun Koopmeiners dhe Frenkie de Jong. 🚨🇳🇱 Brian Brobbey left Netherlands training early with a knock and went inside with the physio and doctor. (ESPN NL) Koeman recently lost Koopmeiners & de Jong through injury. 🤕 #EURO2024 pic.twitter.com/uSmLnL48pn — EuroFoot (@eurofootcom) June 12, 2024 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.