Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdojnë përdhunimet në Indi, në mesin e tyre një dy vjeçare

NULL NULL
18.10.2015 10:46
Indian social activists shouts slogans against the government of Prime Minister Narendra Modi during a protest after the rape of a four-year-old girl in New Delhi on October 13, 2015. Indian police said on October 13 they have arrested the main suspect in a horrific attack on a four-year-old girl who was raped and slashed with a blade before being abandoned by a railway track. AFP PHOTO / SAJJAD HUSSAINSAJJAD HUSSAIN/AFP/Getty Images

 

Një vajzë dy vjeçe dhe një pesë vjeçare janë përdhunuar në sulme të ndara nga një njëra-tjetra në New Delhi.

Sipas policisë, vajza dy vjeçare të premtën në momentin kur është rrëmbyer për t’u përdhunuar  ishte duke luajtur jashtë shtëpisë së saj, transmeton Klan Kosova.

Familjarët e vogëlushes pas tre ore e kanë gjetur  në një park pavetëdije dhe e të tërën të mbuluar me gjak.

Policia ka ndaluar disa të dyshuar, mirëpo asnjëri nuk është arrestuar për këtë incident.

Në ndërkohë, tre persona janë arrestuar për një përdhunim të një pesë vjeçareje pikërisht të premtën në Delhi.

Këto dy përdhunime ndodhën një javë pasi një vajzë katër vjeçare është gjetur e vdekur nga përdhuminet dhe e therrur me thikë.

Kjo seri e sulmeve të fundit, ka rizgjuar përsëri zemërimin e publikut mbi paaftësinë e qeverisë indiane për të ndaluar dhunën kronike ndaj grave dhe vajzave.

Sipas Departamentit për Krime vetëm në vitin 2014 në New Delhi janë përdhunuar më shumë se 2 mijë vajza dhe gra.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.