Vazhdojnë alarmet për bomba, nxënësit ankohen për humbje të orëve NULL NULL 24.02.2023 21:56 24.02.2023 21:56 19 paralajmërimet e sotme për bomba në 19 shkolla të Maqedonisë së Veriut sërish rezultuan të rreme, informuan nga Ministria e atjeshme e Punëve të Brendshme. Që nxënësit të mos humbin nga mësimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë ka udhëzuar shkollat që në ditët kur do të jenë të kërcënuara, mësimin ta zhvillojnë online, duke vazhduar nga ora e humbur pas një ore pushim. Me këtë vendim nuk pajtohen shumë mësimdhënës dhe nxënës. Këta të fundit thonë se paralajmërimet për bomba po shkaktojnë humbje të mëdha në procesin mësimor dhe probleme psikologjike. Madje, ata thonë se ndjehen të dështuar si gjeneratë. “Kjo ka ndikuar shumë sepse ne kemi pas edhe me nota, për shkak të lajmërimeve të bombës ne nuk kemi mundur të përgjigjemi me nota ose t’i mësojmë mësimet dhe për këtë arsye ndjehem shumë keq. Online nuk i kemi të gjitha kushtet. Lëndët si matematika, fizika nuk janë aq lëndë të lehta që mund t’i mësojmë online”, tha një nxënëse. “Prandaj, është më mirë që të vijmë dhe të mësojmë me prezencë fizike. Ka pak panik sepse nuk e dimë nëse është e vërtet apo është vetëm që të na bëjnë panik e të na largojnë nga mësimet. Edhe klasa jonë, po edhe gjenerata jonë kemi dështuar shumë nga humbja e mësimeve këto ditë”, u shpreh një nxënëse. Mësuesi Selajdin Hamidi apelon institucionet përkatëse që urgjentisht t’i japin fund kësaj çështjeje. Siç tha ai, akoma pa u tejkaluar pasojat e pandemisë, nxënësit po përballen me pasoja të reja psikike. Kryeministri Kovaçevski një ditë më parë deklaroi se hetimi për bombat ka zbardhur të dhëna interesante fillestare. Sot ai duke u sqaruar tha se dyshimet janë se njoftimet për bombë vijnë nga dikush që nuk e do të mirën e Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Macron i kërkon Putinit armëpushimin në Ukrainë në telefonatën e parë që nga viti 2022 6 minuta më parë
Kosova Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV (VIDEO) 1 orë më parë