Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vashat e Kosovës nisin rrugëtimin për Brazil, ndeshjet transmetohen ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
02.03.2026 14:55

Kombëtarja e Kosovës këtë javë do të fillojë kualifikimet për Botërorin e Femrave 2027, i cili do të mbahet në Brazil. Për tifozët në Kosovë, lajmi i mirë është se të gjitha ndeshjet e vashave tona do të transmetohen në Artmotion.

Kosova është pjesë e Grupit C në kualifikime dhe do të luajë gjashtë ndeshje në total.

Synimi i ekipit është paraqitja sa më dinjitoze dhe kërkimi i rezultateve pozitive në këtë cikël kualifikues.

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës:

03 mars – 17:00: Kosova – Gjibraltari

07 mars – 17:00: Kroacia – Kosova

14 prill – 18:00: Bullgaria – Kosova

18 prill – 18:00: Kosova – Bullgaria

05 qershor – 18:00: Kosova – Kroacia

09 qershor – 19:00: Gjibraltari – Kosova

Të gjitha ndeshjet e Kosovës në këto kualifikime do të transmetohen në Artmotion.

lajme të ngjashme