Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vashat e Kosovës e mposhtin edhe Moldavinë, e mbyllin turneun e UEFA-s me tri fitore

NULL NULL
12.03.2023 18:14

Kombëtarja e Kosovës U-16 për vajza ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e tretë në turneun “UEFA Development” që prej 7 deri më 12 mars u mbajt në Kamëz nën organizim të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kësisoj, vajzat dardane dolën më të suksesshmet në këtë turne, me tri fitore.

Në ndeshjen e parë fituan ndaj Andorrës, më pas kundër Shqipërisë (pas penalltive) dhe sot kundër Moldavisë, me rezultat 6:2.

Nga dy gola i shënuan Riga Kallaba dhe Olsa Maqestena, derisa Liza Hoxha dhe Loela Ahmeti kontribuuan me nga një gol.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.