Vashat e Barcelonës e ‘demolojnë’ Real Madridin në El Clasico NULL NULL 19.11.2023 23:25 19.11.2023 23:25 Vashat e Barcelonës kanë shënuar fitore ndaj Real Madridit në El Clasico me rezultat 5-0, në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit spanjoll. Serinë e golave e nisi Bonmati në minutën e 17’, për të vazhduar më pas Hansen në minutën e 43 dhe pak para se të kryhej pjesa e parë, Caldentey realizoi golin e tretë për Barcelonën. Në pjesën e dytë, Barça realizoi edhe dy herë. Fillimisht shënoi Pina në minutën e 91 dhe Lopez për 5-0, në minutën e 93’. Barcelona pas nëntë xhirove renditet në vendin e parë me po aq fitore me 27 pikë të grumbulluara. Ndërsa Real Madridi është në vendin e dytë me 21 sosh. /Klankosova.tv.